Pas njoftimit për shtyp rreth djalit 24 vjecar, i cili është diagnostikuar me meningjit të shkaktuar nga meningokoku i tipit C, i shtruar në terapinë intensive të spitalit San Jacopo në Pistoia, për sa i përket kontakteve, përcaktohet se i riu me 6 shkurt 2016 ka marrë avionin nga aeroporti i Pizës ALITALIA n.518 nisja në orën 18.15 me mbërritje në Tiranë rreth orës 19.55; dhe me datë 9 shkurt 2016 ka marrë avionin nga Tirana ALITALIA n.AZ 517 nisja në orën 20.40 dhe mbërritja në Piza në orën 22.20.
Personat që kanë udhëtuar me të njëjtat fluturime dhe në të njëjtat ditë janë të lutur t’i drejtohen mjekut ose shërbimit shëndetësor të zonës së tyre.